Kina do të ndërtoj edhe 6600 km linja hekurudhore
Pekin, 3 prill - Në mbledhjen e Këshillit të Shtetit të Kinës, zhvilluar të mërkurën, u theksua se këtë vit në mbarë vendin pritet të shtohen mbi 6600 km linja hekurudhore, mbi 1000 km më shumë se vitin e kaluar.
Rreth 80 për qind e investimeve shtetërore në këtë fushë do të përqëndrohen në krahinat qendrore e perëndimore.
Në mbledhje u përcaktuan dhe masat e reformës për financimin në sektorin hekurudhor, të shpejtimit të ndërtimit të hekurudhave etj.