22 Dhjetor 2024

KHAIA përgatitë tri raporte për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve

Prishtinë, 31 gusht - Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) ka përgatitur tri raporte të hetimit dhe në bazë të Ligjit për Aviacion Civil 03/L-051 këto raporte i janë dërguar Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

1. Aksidenti me Helikopter “Puma SA330J” kontraktor i Misionit Ndërkombëtar në Kosovë EULEX. Ky rast është rast ndërkombëtar i cili ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës, ku ishin të lënduar dy persona staf mjekësor ndërkombëtar. Në cilësinë e vëzhguesve kanë marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesve Autoritetet e Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Irlandës(AAIU) dhe të Francës(BEA). Nga ky rast kanë dalë dy rekomandime të sigurisë, të cilat janë rekomandime ndërkombëtare e që janë dërguar nga KHAIA për:

Komisionit European përmes European Union Aviation Safety Agency (EASA)

Operatorit të Helikopterit me seli në Irlandë.

2. Aksidenti me Paragllajd i ndodhur me datën 07.09.2019 në Komunën e Prizrenit. Në këtë aksident ka mbet i vdekur Kryetari i Federatës së Aeronautikës së Kosovës z.Artan Venhari. Nga ky hetim kanë dalë tetë (8) rekomandime të sigurisë të cilat u janë dërguar nga KHAIA institucioneve si në vijim:

Federatës Aeronautike të Kosovës,

Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe

Asociacionit të Komunave të Kosovës.

3. Aksidenti Hekurudhor i ndodhur në Klinë me dt.17.09.2019. Në këtë aksident ka mbetur e vdekur një nxënëse 16-vjeçare e cila ishte këmbësore.

Për informacione shtesë ju lutem gjeni të bashkëngjitur linkun në të cilin janë raportet e plota:

https://kryeministri-ks.net/zyra-e-kryeministrit/agjencite/komisioni-per-hetimin-e-aksidenteve-dhe-incidenteve-aeronautike-khaia/


 




 


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)