KFOR: Rruga që qon në Jarinjë ka nevojë për riparime urgjente
Prishtinë, 3 nëntor - KFOR përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur së në rrugën që qon drejt vijës administrative kufitare në Jarinje ka nevojë për riparime urgjente për shkak të dëmtimeve të rënda strukturore.
Si rezultat, lëvizja brenda katër komunave në veri të luginës së Lumit Ibër është penguar në mënyrë kritike për shkaqe sigurie.
Për sa i përket sigurisë, duke filluar nga e hëna e ardhshme më 7 nëntor, KFOR-i do të vazhdojë punimet e rindërtimit për të riparuar urën, që kishin filluar para 16 shtatorit.
Këto punime riparuese kërkojnë një liri të pakuzhtëzuar të lëvizjes për automjetet e rënda ndërtimore, të cilat janë të nevojshme për ti kryer punimet.
Aktualisht, korsitë e hapura nuk mjaftojnë për të mundësuar kalimin e automjeteve të rënda, dhe në seancën e tyre të mbajtur dje, të mërkurën, katër kryetarët e veriut refuzuan tërësisht qasjen (kalimin) e atyre veturave.
Kjo vërtet nuk është ajo se qfarë përfaqësuesit e veriut kanë njoftuar: liri të plotë të lëvizjes për KFOR-in. Veq asaj, jam i habitur që përfaqësuesit e katër komunave në veri nuk kanë asnjë kuptim për përfitimet e rëndësishme që këto riparime do të sjellin për popullatën lokale. Siguria për popullatën duhet të jetë prioritet për të gjithë, thotë Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Drews.
Misioni i KFOR-it është të ruajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë nga të gjitha komunitetet.
KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, kujdes dhe paanshmëri, në përputhje të plotë me mandatin e Kombeve të Bashkura.