KFOR-i inauguron hapjen e urës së re mbi lumin Bistricë
Prishtinë, 2 dhjetor - KFOR-i do të organizojë ceremoninë e hapjes së urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe komunës së Leposaviqit, e cila ka për qëllim të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.
Ngjarja e udhëhequr nga komandanti i KFOR-it dhe në praninë e mysafirëve - vizitorëve do të mbahet sot duke filluar nga ora 13:00, në mes të Zveçanit dhe Leposaviqit, përkatësisht në urën e re të lumit Bistricë.