22 Dhjetor 2024

Kërkohet kordinim për largimin e operatorëve mobil ilegal

Prishtinë, 18 qershor - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka drejtuar takimin e përfaqësuesve të qeverisë, Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Policisë së Kosovës, EULEX-it, ICO-së, KFOR-it dhe Komisionit të Pavarur të Mediave, i cili ka diskutuar koordinimin e veprimeve në procesin e aksionit të eliminimit të transmetuesve ilegal që veprojnë pa licencë në territorin e Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi kërkoi nga të pranishmit që të bëhet një koordinim i mirë, i të gjitha palëve në mënyrë që ky proces të kryhet mirë dhe pa pasoja.

Përfaqësuesit e ART-së kanë informuar të pranishmit lidhur me punën që ART-ja ka bërë gjatë këtij aksioni në bashkëpunim me njësitet speciale të policisë, si dhe identifikimin e stacioneve tjera të transmetueseve të operatorëve ilegalë në Republikën e Kosovës. Aksioni i shkyçjeve për këto pika u tha se do të bëhet në një fazë tjetër.

Ndërkaq përfaqësuesit e KPM-së, në këtë takim, kanë kërkuar nga ART-ja që të kompensohen dëmet që ju janë bërë disa transmetueseve lokale, gjatë aksionit të ART-së për të shkyçur operatorët ilegal të telefonisë mobile nëpër Kosovë.

Në takim, përfaqësuesit e ART-së, u zotua se do të marrin përsipër riparimin e dëmeve të shkaktuara që janë bërë gjatë këtij aksioni dhe që janë bërë pa qëllim nga ART-ja.

Përfaqësuesit e EULEX-it, ICO-së dhe KFOR-it në takim kanë theksuar domosdonë që aksionet e ardhshme të bëhen në koordinim të plotë, në mënyrë që të mos ketë pasoja dhe reflektime negative në asnjë aspekt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)