KDI publikon raportin për mirëmbajtjen dimërore e verore të rrugëve
Prishtinë, 22 mars - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të publikojë sot raportin mbi monitorimin e Ministrisë së Infrastrukturës në fushën e prokurimit publik.
Ky raport publikohet përmes tryezës së diskutimit me temën Përmirësimi i sistemit të prokurimit publik.
Raporti do të përmbajë analizën e tenderit për mirëmbajtjen dimërore dhe verore të rrugëve nacionale dhe rajonale si dhe do të ofrojë rekomandime për të përmirësuar prokurimin.
Në këtë takim panelistë janë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, kurse të ftuar janë përfaqësues nga Qeveria, zyrtarë dhe ekspertë të prokurimit, përfaqësues të operatorëve ekonomikë, organizatave të shoqërisë civile, media, etj.