04 Janar 2025

Katër rrugë të reja për banorët e komunës së Istogut

Prishtinë, 9 gusht - Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se në Komunën e Istogut do të asfaltohen katër rrugë të reja.

Kjo do të bëhet falë investimit shtesë, në këtë vit, nga Ministria e Infrastrukturës.

Në këtë komunë do të bëhet asfaltimi i rrugëve: ”Shushicë-Zakovë-Rakosh”, ”Kosh-Osojan”, ”Drejë-Dubravë” dhe “Trubuhoc-Prekallë”. Gjatësia e këtyre rrugëve do të jetë 14.8 km me një kosto prej 1,001,732.06 euro.

Me këtë rast, të mërkurën, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të vizitojë këtë komunë, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Haki Rugovën, do të vizitojnë punimet.

Projektet të cilat po realizohen nga viti i kaluar në komunën e Istogut janë: ndërtimi i rrugës regjionale R221 segmenti “Osojan – Rakosh” - kryqëzimi me rrugën R101 dhe ndërtimi i rrugës “Vojnik – Osojan” (Lot 2). Gjatësia e këtyre e rrugëve do të jetë 14.55 km, ndërsa kosto e këtyre projekteve do të jetë 2,635,119.02 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)