25 Dhjetor 2024

Kapet sinjal tjetër i avionit malajzian

Kuala Lampur, 7 prill - Tre tinguj të qartë por të shkurtër janë dëgjuar nga thellësia e Oqeanit Indian, por autoritetet ende nuk janë të sigurta nëse janë sinjale nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit të avionit malajzian të humbur.
       
Një anije australiane me paisje të sofistikuara për identifikimin e tingujve nën det, kapi një sinjal sot që mund të jetë nga kutia e zezë e Boeingut 777. Kjo pasoi tinguj që kishte dalluar një anije kineze të premten dhe të shtunën, në një seksion tjetër të zonës së kërkimit.
       
Kreu i agjencisë civile malajziane të aviacionit, Azharuddin Abdul Rahman tha se autoritetet kanë shpresa se sinjalet mund të jenë një hap i suksesshëm në zbulimet për avionin që u zhduk afro një muaj  më parë me 239 persona në bord në një fluturim nga Kuala Lumpur në Pekin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)