27 Dhjetor 2024

Kapen 65 automjete të pazhdoganuara gjatë një aksioni nga Dogana

Prishtinë, 13 mars - Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësti i Doganës kanë pranuar një informatë se në rajonin e Mitrovicës një subjekt që merret me tregtimin e automjeteve posedon sasi të konsiderueshme të automjeteve të cilat janë duke u demoluar dhe nuk kanë të paguara obligimet doganore.

Adriatik Stavilevci zëdhënës i doganës thekson se njësit e Doganës kanë organizuar kontrollin te subjekti që merret me tregtimin dhe servisimin e automjeteve dhe kontrolli ka gjetur 65 automjete të demoluara të cilat nuk i kanë kryer obligimet doganore.

\"Automjetet e demoluara janë evidentuar, gjithashtu kontrolli ka gjetur edhe librezat të cilat janë ndaluar përkohësisht\", ka theksuar ai.

Rasti sipas Stavilecit ka vazhduar për hetime të mëtejme së bashku me njësit policore për verifikimin e automjeteve nëse ndonjëra nga ato është e vjedhur.

Derisa për çështje doganore është duke u bërë vlerësimi i tyre dhe shmangjet potenciale nga pagesa e taksave doganore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)