Kanada, rrëzohet avioni, 12 të vdekur
Torino, 21 gusht - Një aeroplan udhëtarësh është rrëzuar në rajonin Arktik të Kanadasë, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve.
Policia kanadeze thotë se aeroplani Boeing 737 me 15 persona në bord u rrëzua të shtunën pranë Gjirit Resolute në territorin Arktik të Nunavut.
Linja ajrore First Air, konfirmoi aksidentin, duke thënë se në një deklaratë të saj se komunikimi i fundit me avionin ishte kryer në orën 12:40 sipas kohës vendore, kur aeroplani ndodhej rreth tetë kilometra nga aeroporti i Gjirit Resolute.
Komisioni kanadez për sigurinë e transportit po heton shkakun rrëzimit.
Aeroplani ishte duke udhëtuar nga Yellowknife në veriperëndim për në Gjirin Rezolutë për të vazhduar pastaj për në ishullin Ellesmere.