20 Prill 2025

Kalimi nëpër “Rrugën e Kombit”, 5 euro!

Tiranë, 17 janar - Ministri i Transporteve të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka konfirmuar sot se tenderi për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit do të mbyllet brenda muajit janar.

Sa i përket tarifës, ai nuk ka folur për një shifër të saktë por ka thënë se kjo do të varet nga ofertat e kompanive që do të marrin pjesë në procesin tenderues. Megjithatë nga analiza e bërë deri më tani taksa që do të duhet të paguajnë drejtuesit e automjeteve që do të kalojnë në këtë rrugë me qëllim mirëmbajtjen e saj do të jetë diku te 5 euro.

“Rruga e Kombit e kam thënë edhe më herët është në fazën përfundimtare të përgatitjes së procesit të tenderimit dhe pjesa e tarifës do të jetë pjesë e ofertave që do të sillen në këtë tenderim nga kompani të ndryshme. Jemi në fazën përfundimtare, unë jam optimist që brenda muajit janar tenderi do të shpallet,” tha ministri Haxhinasto, i cili më herët pati deklaruar se procesi i dhënies me koncesion të kësaj rruge do të mbyllej brenda dhjetorit të vitit 2014.

Këto deklarata siç transmeton RTK, ministri i bëri paraditen e sotme, ndërsa, ishte i pranishëm për një inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Kontrollit të Transportit Rrugor, ku është ngritur një strukturë e posaçme policie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)