John Gotti në Vala!
Prishtinë, 6 korrik - Agron Mustafa drejtor menaxhues të PTK-së, ka njoftuar se edhe John Gotti, ka marrë numër të Vala-s.
\"Kush prej nesh nuk e mban mend Armand Assanten, në rolin e tij emblematik ku portertizon mafiozin newyorkez John Gottin, film që ka fituar edhe cmimin e nderuar Emmy https://www.youtube.com/watch?v=GPD0ezmvdNE. Apo në filmin Mambo Kings, ku së bashku me Antonio Banderas, luajnë rolin e emigrantëve kubanez që emigrojnë në Amerikë, dhe kolonën muzikore legjendare që shoqëron këtë film?!!!! https://www.youtube.com/watch?v=bb0GfyPZRnw\", ka shkruar Mustafa në \"Facebook\".
Ai ka deklaruar se ka parë disa herë filmat e këtij aktori që kanë bërë epokë në Hollivud dhe filmat tjerë më pak të njohur, por nuk e kam menduar apo as ëndërruar që ai do të vinte një ditë në Kosovë, për më tepër, do të takoheshim bashkë, në zyrën time, ndërtesën e Valas.
\"I famshmi Assante na vizitoi sot në Vala, me qëllim të marrjes së një numri të cilin ai do ta përdorë gjatë kohës që do të jetë në Kosovë. Një privilegj për mua si drejtor menaxhues, Valën dhe gjithë Kosovën. Aktorëve hollywoodian kaq të famshëm, rrallë iu bie rruga për në Kosovë\", ka theksuar ai.
Assante ndodhet ne Kosovë, ku është duke marrë pjesë në xhirimet e tij për filmin Requiem for Europe.
\"Pjesë e këtij filmi janë edhe soprano e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Inva Mula, Ermonela Jaho dhe aktori prishtinas, Mensur Safciu. Rrëfimi i filmit fillon me Kosovën e më pas shndërrohet në temë globale\", ka theksuar Mustafa.