23 Dhjetor 2024

Jep dorëheqje Drejtori Ekzekutiv i Postës së Kosovës

Prishtinë, 7 gusht - Me anë të një deklarate Drejtori Ekzekutiv i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se ka jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrje.

Arsyet e dorëheqjes sipas tij janë angazhimet politike dhe akademike.

"Dua të jem shembull i mirë dhe nuk dua që në asnjë moment dhe rrethanë dikush te mendoi që unë mbaj pozicionin tim publik për të përfituar politikisht. Jam krenar me atë qe kam bërë gjate ushtrimit të detyrave të mia në të gjitha pozitat institucionale që kam qenë deri më tani. Prandaj, meqenëse  zgjedhjet janë afër, unë do të angazhohem maksimalisht në fuqizimin e subjektit tim politik."

"Gjatë ushtrimit të funksionit tim në Postën e Kosovës, për rreth 7 vite, jam munduar të jap tërë  kontributin tim profesional, në ngritjen dhe fuqizimin e Postës së Kosovës."

"Dua të rikujtoi që ndërmarrjen e trashëguam në një gjendje të vështirë financiare në vitin 2012, kur Posta u nda nga ish-PTK. Asokohe, humbja financiare ishte rreth 3 milionë euro në vit. Në atë kohë në Postë ofroheshin vetëm 2 lloje të shërbimeve (shërbimet postare dhe shitja e produkteve të Telekomit)".

"Me punën tonë të përbashkët arritëm që për këto vite ndërmarrjes t’i krijojmë dhjetëra shërbime të reja duke filluar nga shërbimi i kryerjes së të gjitha llojeve të pagesave, shpërndarjen e skemave sociale e deri te aplikimi dhe dhënia e kredive në zyrat postare. Të gjitha këto shërbime  dhe shumë shërbime tjera mundësuan që për një periudhë të shpejt ndërmarrja të punoi pa humbje financiare, përfshirë edhe 6 mujorin e parë të këtij viti  të cilin Posta e mbyll me bilanc pozitiv financiar."

"Ne krijuam bashkëpunim të ngushtë me administrata postare ndërkombëtare dhe arritëm që ndërmarrjes t’i sjellim donacione të ndryshme të cilat përmirësuan dukshëm kushtet e punës për punonjësit tanë."

"Në çfarëdo pozite institucionale që do të jem në të ardhmen, do të angazhohem për të ndihmuar dhe përkrahur Postën e Kosovës si dhe punonjësit e saj, të cilët me mund dhe sakrificë punojnë për të siguruar mirëqenien e familjeve të tyre", thekson Hoxha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)