JAT i Serbisë në prag të falimentimit
Beograd, 23 tetor - Ministri i financave dhe ekonomisë së Serbisë Mallagjan Dinkiq tha se afarizmi i Jati-it është i paqëndrueshëm dhe ajo kompani duhet të falimentoj, ndërsa shteti të formoj aviokompainë e re.
Qeveria e Serbisë ka refuzuar kërkesën e Jati-it për të ndarë asaj ndërmarrje 35 milion euro garanci për mbajtjen e likuiditetit rrjedhës në periudhën e ardhshme, tha Dinkiq në Samitin ekonomik të Serbisë Dinkiq.
Ai theksoi se nuk ka kuptim të subvencionohet kompania e cila nuk krijon profit, përkatësisht bënë humbje. Në vend kësaj japim garanci për borxhet e Jati-it të vjetër, do të bëjmë Jati-n e ri për të cilën gjë po zhvillohen përgatitjet një kohë të gjatë, tha ai.
Ministri shtoi se shteti do të liroj Jati-n nga të gjitha borxhet dhe në atë kompani do të bartë kontrata e mëhershme të nënshkruara nga ERBS-i Ideja është që kontratë e nënshkruar para 15 vjetëve me ERbasi-n për dërgimin e avionëve të ri që nuk janë dërguar, përkatësisht që nuk është kryer të përdoret si avans për lizing të avionëve të ri për flotën e Jati-t.