22 Dhjetor 2024

Japan Airlines pret humbje prej 2.66 miliardë dollarë

Tokio, 27 prill - Aviokompania japoneze Japan Airlines (JAL) pret humbje neto prej 287 miliardë jen (2.66 miliardë dollarë) për vitin fiskal 2020, i cili përfundoi muajin e kaluar.

JAL azhurnoi pritjet e saj për humbjet e vitit fiskal 2020 si rezultat i masave të zvogëlimit të kostos kundër ndikimit të koronavirusit të ri (COVID-19) në ekonomi.

Sipas deklaratës së kompanisë, vlerësimi i humbjes neto i njoftuar më parë prej 300 miliardë jen (2.77 miliardë dollarë) u zvogëlua në 287 miliardë jen (2.66 miliardë dollarë) me projeksionin e ri.

Kompania rriti pritjen e saj të shitjes pas kërkesës në linjat e brendshme dhe sektorin e kargos nga 460 miliardë jen (4.24 miliardë dollarë) në 481 miliardë jen (4.44 miliardë dollarë).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)