Japan Airlines do të japë 50.000 bileta falas për turistët e huaj
Tokio, 28 dhjetor - Kompania ajrore japoneze “Japan Airlines” (JAL) njoftoi se do të japë 50.000 bileta falas për fluturimet nga aeroporti Haneda (Tokio) dhe aeroporti Kansai dhe Itami (Osaka) për turistët e huaj, të cilët do të vizitojnë vendin nga 1 korriku deri në 30 shtatori, njofton agjencia e lajmeve “Kyodo”.
Oferta organizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Turizmit të Japonisë dhe ka për qëllim të nxisë të huajt që do të vizitojnë rajonet rurale të vendit në kuadër të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike që do të zhvillohen në vitin 2020 në Tokio.
Nga oferta (biletat falas) do të përfitojnë edhe anëtarët e programit të Japonisë për “besnikërinë e udhëtarit”.