Jaguar paralajmëroi F-Type coupe-n
Tokio, 14 nëntor - Prodhuesi i njohur i veturave Jaguar e publikoi fotografinë e parë të F-Type coupe-s së re të cilin zyrtarisht do ta prezantojë më 19 nëntor, kur do ta ekspozojë në panairet e veturave në Los-Anxhelos dhe Tokio.
Modelin serik kohë më parë e kishte paralajmëruar koncepti C-X16, ndërsa pamja e tij atraktive është theksuar me kthesat sensuale dhe me pjesët e fryra rreth rrotave të pasme dhe për këtë duhet ti falënderohet edhe F-Type Roadster-it.
Fotografia e paraqitur e zbulon që kjo makinë do të pajiset edhe me kulmin panoramik nga xhami.
Opsionet e motorit me siguri do të merren nga versioni roadster kështu që mund të presim që blerësit do ta kenë në dispozicion motorin 3.0-litra V6 i cili i ndihmuar me kompresor zhvillon 340, përkatësisht 380 KF, sikurse në këtë makinë pritet të gjendet edhe motori 5.0-litra V8 me 495 KF.
Koncepti C-X16 me paraqitjen e tij kishte shkaktuar interesim të madh kështu që edhe zbulimi dramatik i versionit serik në Los-Anxhelos sigurisht do të tërheq vëmendjen e shumë njerëzve, deklaroi shefit i dizajnit në Jaguar, Ian Callum.