ITUC reagon ndaj shkeljes së të drejtave sindiakale në RTK
Prishtinë, 1 prill - Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) ka reaguar pas gjendjes së krijuar në RTK, si pasojë e përjashtimit nga puna të kryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së Fadil Hoxha dhe nënkryetarit Arsim Halili, nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala.
Në një përgjigje të dërguar në adresë së Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Zëvendës sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, Jaap Wienen i ka cilësuar përjashtimet nga puna të kryesindikalistëve, shkelje flagrante të të drejtave sindikale.
Ju falënderoj për informacionin tuaj që raporton vërtet një shkelje flagrante të të drejtave sindikale ka theksuar Wienen duke shtuar se lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.