Itali, rrëzohet ura 35 të vdekur
Xhenovë, 14 gusht - Autoritetet konfirmuan 35 vetë të vrarë si pasojë e rrëzimit të një ure në qytetin port të Xhenovës, gjatë një stuhie të fortë.
"Nuk është e pranueshme që një urë e tillë e rëndësishme ... të mos jetë ndërtuar për të shmangur këtë lloj shkatërrimi", tha Edoardo Rixi në një intervistë për televizionin SkyNews24.
Ministri i Transportit Danilo Toninelli tha se ishte "duke ndjekur me shumë ankth atë që dukej të ishte një tragjedi e madhe".
Një dëshmitar i ngjarjes i tha televizionit Sky Italia se ai kishte parë "tetë apo nëntë" makina në urë në momentin e rrëzimit, në atë që ai e përshkroi si një "skenë apokaliptike".
Agjencia e lajmeve ANSA botoi foto që tregonin një të çarë në urë, e cila sipas një zyrtari, ishte rreth 80 metra e gjatë.
Dy persona u shpëtuan nga automjetet me të cilat udhëtonin me lëndime ndërsa vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.
Sipas ANSA s autoritetet dyshojnë se dobësia e strukturës shkaktoi rrëzimin e urës, e cila është ndërtuar në vitet 1960 dhe i është nënshtruar një procesi rikonstruksioni në vitin 2016.
Ura është një rrugëkalim kryesor që lidh rivierën italiane me bregun jugor të Francës.