24 Dhjetor 2024

Itali, 39 të vdekur nga aksidenti i autobusit

Romë, 29 korrik - Të paktën 39 veta vdiqën nga përplasja dhe rrëzimi i një autobusi turistik në jug të Italisë të dielën në mbrëmje.

Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Avelinos në rajonin e Kampanias, kur një autobus me turistë u përplas me disa makina në autostradë dhe pastaj u rrëzua në një humnerë.

Policia vendore tha se 39 udhëtarë kanë vdekur, përfshirë edhe disa fëmijë dhe drejtuesin e autobusit, ndërsa nëntë të tjerë kanë dëmtime të rënda.

Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim. Agjencia italiane e lajmeve ANSA njofton se autobusi mund të ketë pasur probleme me frenat kur ndodhi përplasja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)