25 Dhjetor 2024

Ismajli: Procesi i PTK-së mund të zgjasë edhe 4 vjet

Prishtinë, 25 janar - Ministri i Zhvillimi ekonomik, Fadil Ismanjli ka thënë që procesi i privatzimit të PTK-sës mund të zgjasë edhe deri në 4 vjet. Ai ka theksuar se nuk janë duke menduar tash për privatizimin e PTK-së.

“Ne nuk jemi duke u marrë me proces të ri të privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës, jemi duke u marrë me shërimin e PTK-së, nëse mund ta quaj ashtu, pozicionimin e PTK-së në mënyrë të drejtë në treg dhe kjo mund të zgjasë dy, tre apo edhe katër vjet”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.


Ai ka theksuar se aktualisht, janë duke u marrë me kompletimin e dokumentacionit, me ndërtimin e dosjes adekuate, që kushdo që ka nevojë të kthehet në çdo rast, mund ta shohë komplet procesin me dokumente valide se si është përcjellë, si ka shkuar prej momentit të marrjes së vendimit për privatizim e deri te shpallja e rezultatit të këtij tenderimi.

’Dhe, pastaj deri në përmbylljen ta quaj të pasuksesshme të këtij procesi me datën 31 dhjetor të 2013-s, që ka qenë edhe data e fundit e mundshme në bazë të dokumenteve të transaksionit për nënshkrim të kontratës dhe vazhdim të të përmbylljes së suksesshme të tij.

Fatkeqësisht, Komiteti qeveritar e mori këtë vendim mbi bazën e, normalisht, shumë analizave, shumë kërkesave – ju e dini se është shtyrë disa herë. Shtyrjet kanë qenë ndonjëherë kërkesë e konkurruesit, ose investitorit potencial. Kemi qenë edhe në disa situata të rënda në bazë të disa kërkesave që kanë ardhur prej andej, dhe njëherësh kemi treguar vullnetin e mirë që deri në minutën e fundit të mundohemi ta përmbyllim suksesshëm këtë projekt.

Ka qenë tepër me rëndësi që të përmbyllet suksesshëm, për Kosovën si shtet i ri, për imazhin tonë në arenën ndërkombëtare, sidomos në pjesën e bizneseve dhe investitorëve potencialë që duhet të vijnë në Kosovë - jo pse ne kemi bërë diçka që nuk është në rregull ose që e kemi dëmtuar dikë, sepse nëse është dëmtuar dikush, shumë më tepër është dëmtuar buxheti i Kosovës edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet pagesave që është dashur të bëhen për konsulentët, por edhe në bazë të krejt energjisë dhe kohës së shpenzuar të Komitetit qeveritar, konsulentëve, njësisë për implementim, besa edhe të pjesës së personelit të PTK-së”, ka theksuar Ismajli për REL. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)