01 Janar 2025

ISIS merr përgjegjësinë për rrëzimin e avionit rus

Kajro, 1 nëntor - Organizata ekstremiste \"Shteti Islamik\" (IS) mori përgjegjësinë për rrëzimin e avionit rus me numër fluturimi 9268 në Egjipt, ku të 224 pasagjerët humbën jetën.

Sipas njoftimeve nga mediat \"L\'Agence France-Presse(AFP)\" dhe Ruters, dega egjiptiane e \"IS\"-it bëri të shtunën një deklaratë, ku thuhet se personat e armatosur të kësaj organizate \"shkaktuan me sukses rrëzimin e avionit\".

Gadishulli Sinai ku u rrëzua avioni është një zonë e pasigurtë. Në këtë rajon kanë ndodhur shumë sulme dhe shpërthime.

Por disa specialistë dyshojnë se lartësia e avionit ka kaluar trajektoren e raketave tokë-ajër.

Sipas njoftimeve, pak kohë pas ngritjes së avionit, kapiteni ka njoftuar për probleme teknike dhe ka kërkuar zbarkim në Kairo, duke ndryshuar destinacion e fluturimit.

Deri tani, dy kuti të zeza janë gjetur në vendngjarje. Rusia sot mban zi për pasagjerët që humbën jetën në fluturimin 9268

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)