04 Janar 2025

Irani do të blejë mbi 100 avionë nga Airbus-i

Teheran, 24 janar - Zyrtarët iranianë kanë bërë të ditur se Teherani planifikon të blejë 114 aeroplanë nga prodhuesi evropian Airbus deri në muajin mars.

Republika Islamike është duke dalë nga izolimi ndërkombëtar, pas lehtësimit të sanksioneve kundër saj.

Sanksionet janë lehtësuar në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare, e cila ka kërkuar fillimisht nga Irani të frenojë aktivitetin e tij bërthamor.

Iranit mund t’i duhen 500 avionë të rinj gjatë tre vjetëve të ardhshëm, ka thënë Mahdi Hashemi, kryetar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim.

Ministri i Transportit, Abbas Akhoondi, u ka thënë gazetarëve sot se Teherani do të diskutojë detajet me Airbusin javën e ardhshme dhe se është po ashtu i interesuar të negociojë me prodhuesin amerikan të aeroplanëve, Boeing.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)