Iran-Kinë, kontratë hekurodhore prej 9,5 miliardë euro
Teheran, 9 shkurt - Një kompani publike iraniane njoftoi se kishte nënshkruar një kontratë prej rreth 9,5 miliardë euro me Kinën për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor prej më shumë se 5 300 kilometrash në Republikën Islamike.
\'\'Kontrata u nënshkrua gjatë vizitës së një delegacioni kinez në Teheran\'\', theksoi kompania e ndërtimit dhe zhvillimit të infrastrukturave të transportit.
Kjo marrëveshje u arrit ndërkohë që fuqitë e mëdha duke përfshirë dhe Kinën kanë vendosur sanksione kundër Iranit për shkak të programit bërthamor të kontestuar.
\"Ne kemi nënshkruar një kontratë prej 9,5 miliardë euro për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor prej 5 300 kilometrash\'\', njoftoi drejtori i kompanisë publike iraniane, Masud Rahnama, në faqen e internetit të ndërmarrjes pa dhënë shumë detaje.