23 Dhjetor 2024

IPKO zbret çmimet dhe rrit pakot e internetit në mobil

Prishtinë, 28 janar - Me rritjen e shkallës së përdorimit të internetit dhe kohën e shpenzuar në internet nga telefonat e mençur mobil dhe kompjuterët tablet, telefonia mobile IPKO ka rritur pakot e internetit në mobil, ndërsa ka zbritur çmimet e pakove të ofruara.

Edhe pse marrin rreth dy herë më shumë internet në pajisjet e tyre mobile, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO do të paguajnë rreth 40 për qind më pak për pakot e reja të të dhënave, të cilat tashmë prezantohen me emrat e rinj: Web L, Web XL dhe Web XXL. Validiteti i të gjitha pakove të ofruara është 1 muaj, ndërsa oferta me çmimet e zbritura ka kohëzgjatje të kufizuar.

Kapaciteti i pakos fillestare Web50 e cila ofronte 50 megabajt dhe kushtonte 1.95 euro, tani është rritur në 150 MB dhe ofrohet përmes pakos së re dhe të freskuar Web L, e cila tani kushton 0.95 euro.

Web XL e cila tani ofron 400 megabajt për çmimin e zbritur prej 1.95 euro, zëvendëson pakon e shumë-përdorur Web300 e cila ofronte 300 megabajt për një çmim prej 2.95 eurosh.

Pakoja me më së shumti kapacitet të internetit në mobil është Web XXL e cila vjen me 1000 megabajt,  dhe me zbritjen e re të çmimeve e njëjta kushton 4.95 euro.

“Me pakot e reja të internetit në mobil, ne duam që konsumatorët tanë vazhdimisht të jenë të lidhur në internet, për kosto tejet të ulëta të cilat fillojnë prej 0.95 euro në muaj” ka thënë Alban Kastrati përfaqësues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)