IPKO: Televizioni kabllor digjital tani ofrohet edhe në Pejë
Prishtinë, 21 qersho - IPKO ka lëshuar televizionin digjital edhe në qytetin e Pejës. Të gjithë qytetarët e Pejës të cilët blejnë pakon Familjare të televizionit, do të përfitojnë nga çmimet e zbritura nga oferta promovuese. Gjatë kësaj periudhe, aktivizimi i pakos Familjare kushton vetëm 5 euro.
Qytetarët e Pejës nuk duhet të presin asnjë ditë më shumë, për të shikuar kanalet më të mira shqiptare dhe të huaja, të cilat ofrohen në pakot e televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO.
Duke filluar nga data 1 qershor, kompania IPKO ofron të gjitha pakot e televizionit digjital edhe për qytetarët e Pejës, të cilët për një kohë të gjatë e kanë kërkuar edhe këtë shërbim nga kompania IPKO.
Për më tepër, të gjithë konsumatorët e rinj në qytetin e Pejës do të përfitojnë nga çmimet e zbritura nga oferta promovuese, ku aktivizimi i pakos Familjare tani kushton vetëm 5 euro, krahasuar me çmimin prej 20 euro, i cili paguhej më parë për aktivizimin e resiverit digjital.
Me gjithsejtë 19.95 euro, ata do të pajisen me resiverin digjital dhe pakon Familjare, e cila përmban kanalet më të mira shqiptare dhe të huaja për filma, lajme, dokumentarë, muzikë dhe kanale për fëmijë.
Befasia e radhës për të gjithë konsumatorët e rinj në Pejë, është edhe pako DUO GOLD, e cila përmban pakon e mirënjohur DUO (internet+TV) bashkë me 5 ngjarje televizive Pay per View dhe kanale shtesë të cilat nuk janë pjesë e pakos familjare , të cilat i bashkëngjiten pakos së re - DUO GOLD.
Shpejtësia e internetit prej 1Mbps për dy kompjuterë, Pako Familjare, pesë ngjarje PPV dhe shtesa të tjera interesante janë pjesë e pakos DUO GOLD. Çmimi promovues për konsumatorët e rinj është 29.95 euro, ndërsa në këtë çmim përfshihen të gjitha benefitet e pakos DUO GOLD (internet+TV) dhe resiveri digjital.
Oferta promovuese me çmimet e zbritura të pakove të televizionit kabllor digjital ka kohëzgjatje të kufizuar, dhe është pjesë e befasive pranverore të cilat kompania IPKO i ka përgatitur për konsumatorët e saj.