IPKO sot me konferencë për media, publikon rezultatet financiare
Prishtinë, 14 prill - Kompania IPKO sot do të mbajë një ngjarje mediale, në të cilën përveç tjerash do ti zbulojë edhe rezultatet financiare dhe planet e saj për investime dhe zgjerim të mëtutjeshëm të rrjetit të saj mobil dhe fiks.
Në një ftesë dërguar mediave, IPKO ka thënë se do të flasë për trendin e rritjes 5 vjeçare të biznesit të saj, si dhe trendet globale të telekomunikacionit nga të cilat janë prekur gjithë operatorët mobil, pa përjashtuar edhe vetë IPKO-në.
Pritet që në këtë ngjarje mediale, IPKO të zbulojë edhe numrin e përdoruesve të saj mobil dhe fiks, pjesëmarrjen e saj në treg, planet për vitin 2016 dhe investimet e reja kapitale që do ti bëjë në vend.