IPKO shtrin rrjetin edhe në zonat malore të Rugovës
Prishtinë, 19 shkurt - Si operatori më i madh mobil për nga shkalla e mbulueshmërisë me rrjet mobil, i cili së fundmi ka mbuluar edhe segmentet e autostradës Ibrahim Rugova, IPKO tani ka bërë investime të reja për ti mbuluar gjitha pikat malore të Rugovës.
Stacionet e reja bazë tani kanë përforcuar sinjalin mobil në zonat e populluara turistike - fshatin Kuqishtë, dhe sigurojnë sinjal të pandërprerë mobil përgjatë rrugës për fshatin Bogë.
Me rritjen e numrit të antenave të telefonisë mobile, zonat turistike të vendit (Shala e Bajgorës, Brezovica dhe Rugova) mbulohen me rrjet kualitativ të telefonisë mobile IPKO, mbulueshmëria e të cilit për këto zona arrin nivelin prej 93 për qind.
IPKO është duke e zgjeruar rrjetin e saj për të përmirësuar edhe më tej kualitetin e shërbimit të telefonisë mobile për të gjithë qytetarët e Kosovës. Investimet e reja në infrastrukturën e telefonisë mobile përfshijnë rrugët e reja, autostradat, qendrat tregtare, zonat e reja turistike dhe jo vetëm ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.
Telefonia mobile IPKO kujdeset që konsumatorët e saj të telefonisë mobile të komunikojnë nga çdo vend ku ata ndodhen, dhe kurdoherë që atyre ju nevojitet komunikim i përshtatshëm me kualitet të lartë.