IPKO shperblen perdoruesit e saj besnik
Prishtinë, 24 prill - Për tu dëshmuar si telefonia mobile e cila kujdeset më së shumti për përdoruesit e saj, IPKO sot ka lansuar programin IPKO Pika, i cili i shpërblen të gjithë përdoruesit besnik të telefonisë mobile me minuta, internet në mobil e dhurata.
Përdoruesit me parapagim dhe ata postpaid të telefonisë mobile IPKO, të cilët përdorin numrat e tyre 049 për më shumë se gjashtë muaj, mund të regjistrohen pa pagesë në programin IPKO Pika për të fituar pikë.
Për përdoruesit e rinj, pikët e mbledhura mund të shndërrohen në shpërblime pas gjashtë muajve si konsumatorë të IPKO-së.
Përmes këtij programi, ne synojmë që ta shpërblejmë besnikërinë e konsumatorëve tanë të cilët përdorin shërbimet tona për vite me radhë. Prandaj, sa më gjatë që qëndroni në IPKO, aq më shumë do të shpërbleheni.
Përdorimi i shërbimeve të IPKOsë do të vazhdojë të jetë një përvojë shpërblyese ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
Regjistrimi në program mund të bëhet duke dërguar SMS me tekst PIKA në numrin 123, duke thirrur numrin *777#, Qendrën e Thirrjeve, apo në ndonjërin nga 17 dyqanet e IPKO-së.
IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.