14 Maj 2024

IPKO rrit mbulueshmërinë e rrjetit 3G

Prishtinë, 25 dhjetor – IPKO, telefonia e parë dhe e vetme mobile e cila e ofron rrjetin 3G në Kosovë,  tani do ta rris mbulueshmërinë me 3G edhe me 10 stacione të reja bazë, për t’i dhënë mijëra përdoruesve të rinj të telefonisë mobile në Kosovë mundësi që ta kenë internetin e shpejtë 3G aty ku atyre iu nevojitet më së shumti, përkatësisht në zonat ku ata jetojnë ose punojnë.
 
Zgjerimi i rrjetit 3G me 10 stacione të reja bazë do të bëhet në lokacionet ku kërkesa e përdoruesve është e madhe  dhe numri i pajisjeve të mençura mobile është poashtu i madh. Rritja e mbulueshmërisë me rrjetin 3G do të vazhdojë të bëhet në Prishtinë (3 pika të reja), Mitrovicë (2), Pejë (1), Gjilan (1), Ferizaj (1), Prizren (1), dhe Dragash (1).
 
Në ditët e para të vitit 2014, IPKO do të vazhdoj me shtrirjen dhe zgjerimin e rrjetit të saj 3G edhe në zona të reja për ta përmirësuar edhe më tutje përvojën e përdorimit të internetit të shpejtë mobil, si dhe për ta rritur përqindjen e popullisë dhe territorit të mbuluar me rrjetin 3G.

“Duke e ditur se pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës është e re dhe e etur për të qenë në trend me produktet dhe teknologjitë e reja, ne jemi të kënaqur që kemi arritur ta sjellim internetin e shpejtë 3G në pajisjet e tyre mobile, si dhe ta ofrojmë atë në vendbanimet më të populluara të vendit” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në kompaninë IPKO. “Kërkesa e madhe për rrjetin është vërejtur menjëherë, dhe deri më sot me qindra mija përdorues të IPKO-së kanë gjeneruar trafik të internetit në mobil në rrjetin 3G” ka vazhduar më tej Erzin.
 
Që nga lansimi i rrjetit 3G për të parën herë në Kosovë, rreth 54 për qind e trafikut të të dhënave është gjeneruar në rrjetin 3G, ndërsa në disa zona të vendit kjo përqindje madje arrin deri në 90 për qind. Rrjeti 3G sot përdoret më së shumti në qytetet e mëdha të vendit, si Prishtina, Peja dhe Prizreni.

Me zgjerimin e ri të hartës së mbulueshmërisë, IPKO tani mbulon më shumë se 95 për qind të popullsisë dhe territorit të Prishtinës me rjetin 3G.  Pakoja hyrëse për internetin 3G është pako MINI me 300MB + 5GB ËiFi falas, e cila kushton 1.95 euro në muaj.
 
IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë dhe i vetëm me rrjetin 3G.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)