24 Dhjetor 2024

IPKO në shitje

Prishtinë, 4 tetor - Operatori i dytë i telefonisë mobile në Kosovë “IPKO”, si pjesë e operatorit publik të telefonisë mobile “Telekom Slovenije”,së shpejti do të kalojë në pronësi private, pasi që një vendim të tillë e ka marrë Qeveria e Sllovenisë gjatë muajit korrik të këtij viti.

Zyrtarë të telefonosh “IPKO” në Kosovë thonë se vendimi për shitjen e “Telekom Slovenije” nuk do të ndikojë negativisht, në telefoninë mobile IPKO në Kosovë.

Zëdhënësi i IPKO-s Alban Kastrati, ka thënë se pas privatizimit operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë pritet t’i rritet vlera.

“Si pjesë e ‘Telekom Slovenije’, IPKO-s pritet t’i shtohet vlera, pasi që kompania është në rritje të vazhdueshme, dhe operon me sukses në tregun e Kosovës”, tha Kastrati.

Sipas tij, “Telekom Slovenije” e cila udhëhiqet nga përfaqësuesi i qeverisë sllovene, përkatësisht Fondi Slloven i Kompensimit, beson se vendimi i qeverisë sllovene për kërkimin e një investitori strategjik është zgjidhja më e mirë e mundshme për Kompaninë.

“Bordi Menaxhues i Kompanisë do të jetë pjesëmarrës në procesin e shitjes, që nënkupton se anëtarët e Bordit Menaxhues do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për tu siguruar se procesi do të kryhet me transparencë dhe pa probleme sa i përket kompanisë, dhe do të sigurohet që interesat e Telekom Slovenije të jenë të mbrojtura”, ka thënë ai.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)