Ipko me oferta të reja për adhuruesit e sportit
Prishtinë, 2 gusht Kompania Ipko, në bashkëpunim me Digit-alb kanë lansuar një ofertë të re për adhuruesit e sportit duke ua sjellë të gjitha ngjarjet sportive nga liga angleze, italiane, spanjolle dhe Liga e Kampionëve.
Zëdhënësi i Ipko-s, Alban Kastrati tha se këto ngjarje sportive do ti transmetojë Ipko, në bashkëpunimme Digi-talb
.
Digi-talb dhe Ipko kanë arritur që të sigurojnë një pjesë të madhe të të drejtave televizive sa i përket ngjarjeve sportiveme me një çmim konkurrues për tregun e Kosovës, tha Kastrati.
Sipas tij Ipko së shpejti do të dal edhe me ofertën HD (High Definition) për klientët e vetë.
Janë dy pako të reja premium të cilat ofrojnë çmime më të lira për kyçje në internet dhe në programe televizive të formatit HD, theksoi ai.
Kastrati tha se Ipko tash e tutje pakot Duo Premium dhe Pako Premium, me produkte të reja, do të mund të blihen edhe për periudhën gjashtëmujore.
Një risi për tregun e Kosovës që e sjellë Ipko është se nga viti 2011 do ta sjellë edhe ofertën Video On Demand.
Ndërsa komentatori i sportit Andin Lokaj tha se përmes Ipko-s dhe në platformën SuperSportit, përveç futbollit dhe ligave evropiane, do të transmetohen edhe kampionatin botëror i basketbollit, garatë në formula një dhe shumë ngjarje të tjera.
Nga ky vit do të kemi ligat më të mirë duke filluar me Premier Ligën e Anglisë Bundesliga gjermane, kampionatin botëror të basketbollit, kampionati italian Serie A, pastaj Kupa e Spanjës, kampionati i Holandës dhe kampionati i Portugalisë; Liga e Kampionëve që është evenimenti kryesor në Evropë, si dhe Liga e Evropës, tha Lokaj.
Elhami Ismajli