27 Dhjetor 2024

IPKO me 30 për qind më shumë përdorues të internetit dhe TV digjital

Prishtinë, 4 prill - Kosova udhëheq në raport me rajonin sa i përket shkallës së depërtimit dhe përdorimit të internetit, ndërsa IPKO mbetet ofruesi më i madh i internetit me mbi 48 për qind pjesëmarrje të përgjithshme të tregut dhe shkallë shumë të madhe të rritjes së vazhdueshme në tri vitet e kaluara.

Raporti i fundit i ARKEP për tremujorin e katërt të vitit 2016 thotë se mbi 1.2 milionë kosovarë janë përdorues aktivë të internetit brezëgjerë fiks dhe mobil.

Vetëm rrjeti mobil IPKO mbulon  më shumë se 90 për qind të popullsisë së Kosovës me teknologjitë mobile 3G dhe 4G, ndërsa operatori më i avancuar kosovar poashtu mbulon gjitha zonat urbane dhe rurale me dendësi më të madhe edhe me internet të shpejtë që është pjesë e infrastrukturës fikse.

Në total që nga viti 2014, rritja e bazës së përdoruesve të internetit brezëgjerë në IPKO ka arritur në mesataren vjetore prej rreth 15 për qind, ndërsa vitin e kaluar shkalla e rritjes së IPKO-së si ofruesi të shërbimeve të internetit ka qenë më e madhe sesa rritja e gjithmbarshme e tregut.

“Ne kemi bërë punë të jashtëzakonshme në lidhjen e njerëzve dhe komuniteteve me shërbimet e internetit, kudo në Kosovë. Pas mbulimit të gjitha zonave urbane me shërbime të internetit të shpejtë për shtëpi dhe zyrë, e më pas edhe me rrjetin 3G dhe 4G, IPKO për çdo ditë lidhë pjesën më të madhe të qytetarëve të Kosovës me internet të shpejtë dhe stabil, duke ia mundësuar secilit njeri që të komunikojë dhe përmbush gjithë potencialin personal për familjen, të afërmit dhe punën.\"

\"Ne sot jemi shumë krenar për këtë arritje, dhe zotohemi që të bëjmë edhe më shumë në këtë vit. Por deri tani, IPKO ka bërë revolucion në mënyrën dhe vendin prej nga njerëzit lidhen, e që tani kjo është prej pothuajse çdo cepi të Kosovës” ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO.  

Rritje e numrit të përdoruesve edhe të TV digjital

Mesatarja e rritjes së numrit të përdoruesve të shërbimeve të IPKO TV digjital ka përqindje të njëjtë dhe pothuajse identike me atë të internetit, përkatësisht kompania ka një mesatarje të rritjes prej 15% në vit edhe në segmentin e TV kabllor digjital si dhe shërbimet tjera përcjellëse sikurse Video On Demand dhe TVim.

Vizioni i IPKO-së është që të bëjë Kosovën një shoqëri të lidhur ndërkombëtarisht mes individëve të suksesshëm, krenar dhe të respektuar, si dhe komuniteteve dhe bizneseve. \"Ne kemi një mision të qëndrueshëm për fuqizimin e individëve, komuniteteve dhe bizneseve në Kosovë dhe më gjerë për t’i lidhur dhe ua mundësuar të kenë sukses\", tha Drejtori Ekzekutiv, Robert Erzin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)