Ipko: Mbi 2.7 milionë sms të dërguara për vitin e ri 2013
Prishtnë, 4 janar - Dita e parë e vitit 2013 është tregues i rritjes së telefonisë mobile IPKO, dhe një pikënisje e mbarë e një viti në të cilin pritet që sukseset e kompanisë të jenë të rëndësishme, si për IPKO-në, ashtu edhe për të gjithë konsumatorët e saj.
Në netët e ndërrimit të moteve, përmes rrjetit të telefonisë mobile IPKO në total janë dërguar 2,170,734 SMS, ose në mesatare, 20 për qind më shumë shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, në ditën e parë të vitit, më 1 janar 2013, mesatarja e rritjes së trafikut të SMS-ve në krahasim me ditën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë 28 për qind.
Edhe përkundër rritjes së ndjeshme të trafikut të telefonisë mobile me të gjitha shërbimet e ofruara, shkalla e suksesit në dërgimin e gjithë SMS-ve ka mbetur rreth 100 për qind.
Si për çdo festë tjetër, konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO kanë përdorur të gjitha shërbimet e rrjetit mobil dhe fiks gjatë gjithë festave të fundvitit, pa pengesa, edhe përkundër shkallës së lartë të përdorimit të të gjitha shërbimeve.
IPKO ka ndërtuar rrjetin mobil i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirje më të madhe të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë.