IPKO marrëveshje me T-Mobile
Prishtinë, 1 qershor - Për përdoruesit e telefonisë mobile IPKO ka gjithnjë më pak kufij e kufizime, madje edhe atëherë kur distancat mes Kosovës dhe vendeve ku ata udhëtojnë shpesh janë tejoqeanike.
Telefonia mobile IPKO ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me operatorin e madh amerikan T-Mobile për ofrimin e pakove të internetit në mobil edhe në SHBA, dhe prej sot, të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mund ta përdorin internetin e shpejtë mobil në roaming, sikurse në Kosovë.
Ne jemi shumë të lumtur që përdoruesit tanë tani do ta kenë mundësinë e përdorimit të internetit në mobil posa të arrijnë SHBA. Pakot tona të internetit tani udhëtojnë dhe përdoren në pothuajse çdo vend ku edhe kosovarët shkojnë zakonisht ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënive me publikun në IPKO.
Pakot e internetit në mobil në roaming në SHBA janë tërësisht të njëjta me ato që IPKO i ofron për çdo shtet anëtar të BE-së. Pakoja ditore me 50 mund të aktivizohet duke e thirrur kodin *345*1# për 2.5 euro, ndërsa pakoja javore me 200 megabajt aktivizohet duke thirrur *345*2# për 10 euro.