25 Dhjetor 2024

Ipko lanson rrjetin 3G

Prishtinë, 30 nëntor - Telefonia mobile IPKO ka njoftuar se duke filluar prej datës 1 dhjetor 2013, për të parën herë në Kosovë do ta sjell rrjetin më të shpejtë të internetit në mobil, gjeneratën e re të rrjetit 3G, i cili është vetëm një pjesë e zgjidhjes së plotë të internetit brezëgjerë mobil të cilin e ofron IPKO.

Prej ditës së parë, IPKO do ta mbuloj 80 për qind të popullsisë së Kosovës me rrjetin e shpejtë të internetit në mobil 3G, ose  43.7 për qind të territorit të vendit tonë. Mbulueshmëria e rrjetit 3G nga IPKO fillimisht do t’i mbulojë qendrat e qyteteve dhe qytezave më të mëdha në Kosovë, ndërsa plani për vitin e ardhshëm është që IPKO ta zgjerojë rrjetin e saj 3G, për ta mbuluar 75 për qind të territorit dhe 88 për qind të popullsisë.

“Pritjes për 3G i erdhi fundi. Prej nesër, IPKO do ta sjell internetin më të shpejtë mobil në Kosovë, dhe me këtë IPKO do ta heq Kosovën nga harta e shteteve të botës të cilat ende bazohen në rrjetin 2G” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

“Për ta rritur shkallën e përdorimit të rrjetit 3G që nga dita e parë, IPKO do ta bëjë përditësimin automatik të pakove ekzistuese të internetit nga rrjeti 2G në atë 3G. E tëra që përdoruesit e pajisjeve të mençura mobile duhet të bëjnë është aktivizimi i rrjetit 3G në telefonat e tyre mobil, dhe të fillojnë ta përdorin shpejtësinë e ofruar nga 3G edhe nga pakot e tyre ekzistuese”.  

Pakot e internetit në mobil me 3G për përdoruesit me parapagim, do të fillojnë prej 1.95 euro.

Pakoja hyrëse me internetin 3G do të jetë pako MINI e cila do të ofrojë 300 megabajt internet 3G, do të kushtojë vetëm 1.95 euro për muaj. Pakoja e dytë me 500 megabajt internet 3G  është pakoja MIDI, e cila do të kushtojë 3.95 euro për muaj, ndërsa pakoja MAXI e cila ofron 1GB internet 3G do të kushtojë 4.95 euro për muaj. Të gjitha pakot e internetit në mobil nga IPKO do të marrin edhe 5GB internet WiFi falas.  Për të gjithë përdoruesit e rinj, përveç SIM.

“Me pakot e ofruara për rrjetin 3G në jemi të bindur se do t’i përgjigjemi kërkesave të shumta të konsumatorëve tanë, të cilët në masë të madhe e përdorin internetin në mobil. Edhe në 2G, rreth 37 për qind e bazës së përdoruesve aktivë të IPKO-së kanë gjeneruar trafik nga pajisjet e tyre mobile”.

Zgjidhja e internetit brezëgjerë mobil të cilën e ofron IPKO kombinon rrjetet 3G dhe 3.75G, me një konvergjencë me Wifi-Offload, që mundëson kalimin prej rrjetit klasik mobil në rrjetin modern mobil (3.75G + Wifi).

Me shtrirjen e rrjetit 3G, IPKO do ta mbyll vitin me rezultatet më të mira të shënuara në historinë e kompanisë, pasi që në vitin 2013, IPKO është shënuar si performuesi më i mirë brenda grupit të Telekom Slovenije, me 30% rritje të përdoruesve të telefonisë mobile, 10% rritje të përdoruesve të internetit dhe 15% rritje të përdoruesve të televizionit digjital.

Pritjet e kompanisë IPKO janë që viti 2013 të mbyllet me stabilitet të mirë në të hyra dhe EBIDTA, dhe me rritje të pjesëmarrjes në tregun e telefonisë mobile nga 26% në 33%, dhe që pjesëmarrja e tregut në internet dhe televizion digjital të ketë rritje të ndjeshme, për të arritur në 50%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)