IPKO lanson ofertë të veçantë për ditën e të dashuruarve
Prishtinë, 12 shkurt - Për konsumatorët e saj të rinj, IPKO e ka bërë festën e Shën Valentinit edhe më atraktive, duke ofruar një ofertë te veçantë të dedikuar për çifte.
Të gjithë konsumatorët që blejnë dy numra të telefonisë mobile IPKO, do të kenë mundësinë të flasin mes vete falas dhe pandërprerë për 24 orë në ditë, për një muaj të plotë. Oferta fillon në ditën festive të Shën Valentinit, më 14 shkurt 2011.
Për këtë ditë të veçantë, ne kemi një ofertë të veçantë, e cila u mundëson konsumatorëve tanë të flasin mes vete falas, për një muaj ka thënë Antigona Limani, menaxhere e marketingut në IPKO.
Përveç tjerash, kjo ofertë u mundëson konsumatorëve tanë të jenë më afër njëri-tjetrit, me komunikim të pandërprerë
Pakoja e dedikuar për çiftet e dashuruara përmban dy sim-kartela me nga 2 euro kredi, në secilin prej numrave, si dhe mundësinë për biseda falas mes këtyre dy numrave, për një muaj të plotë.
Çmimi i pakos me dy numra me nga dy euro kredi, me të cilën mund të bisedojnë falas për një muaj është 10 euro.
Përveç përgjegjësisë dhe kontributit pozitiv që e jep në shoqëri, IPKO njihet edhe si njëra ndër kompanitë kryesore në Kosovë e cila gjithnjë ofron më shumë vlerë për konsumatorët e saj, në telefoni mobile, fikse, internet, dhe televizion digjital.