23 Dhjetor 2024

IPKO ka lansuar platformën e komunikimit “Hej! Pse po pret?

Prishtinë, 16 maj - IPKO sot ka lansuar platformën e komunikimit dhe argëtimit të plotë për të rinjtë, përkatësisht markën e re - “Hej! Pse po pret?, komunitetin e vetëm i cili i dedikohet të rinjve në mbarë Kosovën.

Tani, një anëtarë i ri i komunitetit Hej! mund të flas me të tjerët në Hej! me 500 minuta, të dërgoj 500 SMS, 500 MMS, apo të shfletojë internetin në mobil me 500 megabajt, për një kosto prej 3€ në muaj, në të cilën përfshihet edhe SIM kartela Hej!.

Ndërsa, gjatë periudhës promocionale, 16 maj – 16 qershor, anëtarët e rinj të komunitetit Hej! do t’i marrin të gjitha benefitet e ofruara nga Hej! për 3 muaj rresht, për gjithsejtë 3 euro.

Anëtarësimi në Hej! për përdoruesit e rinj mund të bëhet në ndonjërin nga 17 dyqanet apo tendat e IPKO-së në qytete, ndërsa përdoruesit ekzistues të shërbimeve mobile të kompanisë mund të hyjnë në komunitet, duke thirrur kodin *888#. “Me Hej!, ne kemi krijuar një platformë të veçantë, e cila ofron komunikim dhe argëtim të plotë për të rinjtë kosovar”, tha Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Përveç mundësisë së komunikimit të plotë, të cilin ata e kanë mes vete, anëtarët e rinj të komunitetit hej! e kanë mundësinë të shprehen në portalin interaktiv Hej!, përmes aplikacioneve mobile, aplikacioneve për Facebook, të ndjekin ngjarjet më interesante kudo në Kosovë, si dhe të luajnë lojëra dhe të fitojnë pikë e shpërblime për shumë aktivitete sociale që ata do t’i kenë mes vete.

Pas prezantimit zyrtar të komunitetit të të rinjëve, hej! do të organizojë një ngjarje ekskluzive për të rinjtë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, në të cilin, përveç argëtimit, ata do të mund të fitojnë shpërblime, si dhe të mësojnë edhe më shumë për platformën Hej!.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)