24 Dhjetor 2024

IPKO: Fushata mediale e Grupit Koha është një kërcënim serioz

Prishtinë, 5 prill - IPKO përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur sa ka presion te vazhdueshëm medial nga Grupi KOHA, përkatësisht mediumet e saj – Kohavision (KTV), Koha Ditore dhe Koha.net, i cili ka filluar menjëherë pasi kompania IPKO nuk është pajtuar të paguajë shumën prej 10.000 euro në muaj për prezencën e kanalit televiziv Kohavision (KTV) në platformën e rrjetit kabllor digjital IPKO.

Prandaj, për faktet e shtrembëruara të cilat së fundmi po publikohen nga mediat e Grupit KOHA, e vërteta sipas IPKO është se drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO është Robert Erzin dhe jo Bujar Musa, siç thuhet në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Si anëtar i bordit të kompanisë, Musa asnjëherë nuk e ka pasur pozitën e drejtorit ekzekutiv në IPKO.

Kompania IPKO nuk ndërhyn në jetën private të asnjërit prej aksionarëve të saj, apo në mënyrën se si ata e menaxhojnë pasurinë e tyre private. 

Hetimet e fundit në Telekom Slovenije sipas IPKO-së nuk janë të lidhura me punën e menaxhmentit aktual të Telekom Slovenije ose kompanisë IPKO.

\"Udhëheqësit aktual të kompanisë IPKO nuk janë pjesë e hetimeve, dhe ata mbeten të fokusuar në rritjen e biznesit, kënaqësinë konsumatore, shërbimet e reja dhe krijimin e vlerës për kompaninë IPKO dhe tregun në të cilin ajo operon\", thuhet në njoftimin e IPKO-së.

\"Që nga refuzimi për të paguar shumën e kërkuar nga IPKO, Grupi KOHA po i përdor të gjitha mekanizmat e saj për të bërë presion dhe fushatë të pandershme mediale kundër kompanisë IPKO. Në shumicën e publikimeve në mediat e saj, Grupi KOHA po mundohet që me fakte të shtrembëruara të krijojë rrëfime që nuk lidhen me kompaninë IPKO, me qëllim të ushtrimit të presionit të vazhdueshëm medial ndaj kompanisë\", thuhet me tej në njoftim. 

PKO vlerëson se sjelljet e tilla nga Grupi KOHA janë mesazh i keq për të gjitha bizneset në Kosovë, e posaçërisht për investitorët e huaj ekzistues dhe ata potencial të cilët synojnë të vijnë dhe të investojnë në ekonominë e Kosovës.

Një fushatë e tillë mediale kundër kompanisë IPKO shihet si kërcënim serioz edhe nga shumë biznese vendore, të huaja dhe ato sllovene të cilat aktualisht veprojnë në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)