25 Dhjetor 2024

IPKO fillon implementimin e kalimit në kodin e ri telefonik +383

Prishtinë, 16 prill - IPKO Telecommunications ka bërë të ditur së është duke implementuar procedurat e kalimit në kodin e ri telefonik shtetëror +383, në telefoninë fikse dhe mobile. IPKO dëshiron të informojë të gjithë klientët se do të ndërmerren disa hapa teknik, gjatë kalimit në kodin e ri shtetëror.

Hapi i parë i madh sipas IPKO-se, do të fillojë në orët e mbrëmjes së ditës se sotme dhe orët e hershme të mëngjesit të neserme.

Gjatë kësaj kohe, përdoruesit e IPKO-së mund të kenë vështirësi teknike në përdorimin e shërbimeve të IPKO-së, ndërkohë do të jetë i pamundur aktivizimi i shërbimeve të reja.

Pas 17 Prillit, do të vërehen ndryshimet si në vijim: kur realizohen thirrjet në vendet e huaja, në telefoninë fikse dhe mobile do të paraqitet kodi +383 në vend të kodeve të vjetra +386/+381.

Ndërsa për të gjitha thirrjet ndërkombëtare që pranohen drejt IPKO-së, duke përdorur +386/+381, një njoftim me zë do të udhëzojë përdorimin e kodit të ri +383 dhe thirrja do të realizohet.

Kalimi në kodin e ri shtetëror +383 ngërthen hapa teknik, prandaj IPKO falënderon të gjithë klientët për mirëkuptim dhe durim gjatë këtij procesi.

IPKO do të informojë me kohë të gjithë përdoruesit e saj, për çfarëdo procesi tjetër që ndërlidhet me kodin shtetëror, deri sa të zbatohen të gjitha procedurat e kalimit të plotë në +383.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)