IPKO do ti shpërblejë konsumatorët me telefona të mençur

Prishtinë, 6 tetor - Përdoruesit e internetit në mobil të IPKO-së kanë rastin të shpërblehen vetëm duke i përdorur pakot e tyre të preferuara.
Për tetë javë rresht, IPKO do ti shpërblejë përdoruesit e telefonisë mobile me nga 3 telefona të mençur në javë si dhe çmimin kryesor laptopin e famshëm të Apple, MacBook Air.
Çdo përdorues i telefonisë mobile IPKO me parapagim (rezidencial dhe ata të bizneseve) që aktivizon ndonjërën nga pakot e internetit në mobil bëhet pjesë e lojës shpërblyese, e cila i shpërblen me modelet e ndryshme të telefonave të mençur nga Apple, Samsung, HTC, Sony, LG, Lenovo, apo çmimin kryesor - laptopin MacBook Air.
Sa më shpesh që aktivizohen pako aq më të mëdha janë gjasat për tu bërë fitues. Për aktivizimin e pakove duhet thirrur *900*900#.
Pakot janë të mbushura me shumë njësi të megabajtëve dhe ofrohen për çmime të volitshme.
Fituesit zgjedhen në mënyrë të rëndomtë me softuer dhe shpallja e tyre bëhet në baza javore (çdo të martë të javës) në faqen zyrtare të IPKO-së në Facebook.
Fituesit do të përzgjedhen për tetë javë rresht. Çdo javë IPKO shpërblen përdoruesit javor të pakove të internetit në mobil me nga 3 telefona të mençur, ndërsa çmimi kryesor - MacBook Air do të jepet më 29 nëntor. Loja shpërblyese është e hapur deri më 27 nëntor.