IPKO, 8.5 cent për thirrrje, në të gjithë operatorët mobil
Prishtinë, 20 maj - Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO, tashmë kanë edhe një arsye më shumë ti gëzohen ofertave dhe çmimeve për komunikim mobil, të ofruara nga operatori i tyre.
Kësaj radhe, IPKO ka prezantuar një model të ri tarifor i cili ofron një çmim të vetëm për thirrje, drejt të gjithë operatorëve mobil në Kosovë.
Rrafsh, është modeli më i ri tarifor i telefonisë mobile IPKO, përmes të cilit konsumatorët e saj mund të bëjnë thirrje, apo të dërgojnë SMS, tek të gjithë operatorët mobil në Kosovë.
Me Rrafsh, një thirrje drejt cilitdo operator mobil në Kosovë kushton 8.5 centë në minutë, ndërsa një SMS 6.5 cent.
Prej ditës së parë të operimit të kompanisë IPKO në telefoni mobile, ne gjithnjë kemi synuar që ofertat tona të jenë të volitshme, të thjeshta, dhe të veçanta për të gjithë konsumatorët tanë - ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO.
Sot, përdoruesit e tarifës Rrafsh, përveç se do të flasin dhe shkruajnë më shumë çdo ditë, ata kanë edhe një pako e cila e bën jetën e tyre më të thjeshtë, dhe me më shumë komunikim.
Për ta aktivizuar këtë plan tarifor nuk ka asnjë kosto, ndërsa përdoruesit duhet të dërgojnë SMS tek numri 123, me tekst rrafsh.
Me ofertën Rrafsh, çdo minutë dhe SMS, drejt çdo operatori mobil në Kosovë, tarifohet me një çmim të vetëm, 24 orë në ditë, çdo ditë të javës,
Përveç ofertës Rrafsh, telefonia mobile IPKO së fundmi ka lansuar edhe pako me telefonat e mençur mobil, të prodhuesve të njohur botëror si Nokia, HTC dhe Samsung, me mundësi pagese deri në 12 muaj.
IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.