Inxhinierët NTrip të Vala-s
Prishtinë, 23 qershor - Drejtorit Menaxhues të PTK-së, Agron Mustafa dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, Enver Hamiti, të martën kanë nënshkruar marrëveshjen bashkëpunim me të cilën studentët e Fakultetit Teknik do të kenë mundësi që të fitojnë bursë dhe të kryejnë praktikën në PTK.
Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa ka deklaruar se ndihet i privilegjuar sa herë që ndodhet në ambientet akademike, mes studentësh dhe pedagogësh.
Sa herë shkoj në ndonjë ngjarje që ka të bëjë me studentët apo u ofron diçka atyre ndihem tepër mirë. Të nënshkruash një memorandum të tillë, që ka për synim financimin dhe nxitjen e arritjeve akademike dhe profesionale të studentëve të Fakultetit Teknik, është padyshim për mua, një ndjenjë tejet pozitive dhe që më jep energji dhe motiv shtesë. Ka qenë një ide e përbashkët që produktet tona, përveç promovimeve dhe raporteve të thjeshta komerciale, të avancohen edhe më tutje dhe VALA të ketë rolin e fuqishëm në përgjegjësitë sociale që i kemi ndaj komunitetit\", u shpreh Mustafa.
Sipas tij, në këtë rast kërkohet angazhimi i studentëve, që ta bëjnë një Like, në faqen e produktit NTrip. Vala ka vendosur të paguajë 15 cent për një Like. Ka pasur iniciativa nga kompani të ndryshme që kanë bërë Like më herët, por me çmime më të ulëta. Por ne si kompani lider, kemi vendosur këtë çmim që është dinjitoz dhe nxitës, ndërsa shuma e bursave do të varet pikërisht nga ju.
Nëse i mbërrijmë 200 mijë Like do të arrijmë në 30 mijë euro apo 30 bursa. Ju ftojmë të kaloni në NTrip për shkak se se Vala duhet të fuqizohet edhe më shumë. Vala është e imja, e juaja e të gjithë neve, është e Kosovës\", kështu iu drejtua studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Univeristetit të Prishtinës, Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa. Mustafa përmbylli fjalimin para studentëve me një mesazh të qartë, duke cituar miliarderin amerikan Donald Trump. Për aq kohë sa duhet të ëndërroni, ëndërroni gjëra të mëdha. Ju nesër do të jeni drejtor në VALA, dekan apo pozita të ndryshme menaxheriale në kompani vendore dhe ndërkombëtare apo dhe ndërmarrës-e të suksesshëm-e. Këto objektiva jetësore mund t\'i arrini vetëm me dije të thella akademike dhe profesionale në vazhdimësi\", ka thekuar Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.
Kurse dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, Enver Hamiti, ka deklaruar se është kënaqësi të bashkëpunosh me një kompani të madhe si Vala. Marrëveshja e sotme e zgjeron dhe thellon bashkëpunimin tonë në dobi të studentëve. Shpresojmë të mos mbetemi vetëm në bursa, por edhe në marrëdhënie më të thella shkencore dhe akademike, ka deklaruar Dekani, Hamiti.