26 Dhjetor 2024

Instrumentet muzikore në pulla postare

Prishtinë, 12 maj - Në emisionin e ri të pullave postare, Filatelia e Postës së Kosovës ka prezantuar pamje të instrumenteve muzikore shqiptare.

Instrumentet muzikore tradicionale janë një nga pasuritë më të çmueshme të kulturës shqiptare. Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore përbën një zeje të veçantë në zejtarinë shqiptare.

Zanafilla e veglave muzikore fillon me lahutën, instrument me të cilën malësorët shoqëruan këngët epike të Ciklit të Kreshnikëve.  Malësorët këngët dhe vallet i shoqëruan gjithashtu me tingujt e ëmbël të çiftelisë dhe fyellit. Tradita e përdorimit të këtyre instrumenteve muzikore është ruajtur brez pas brezi.

Lahuta është një vegël muzikore me hark dhe me një kordë të përbërë prej qimeve të bishtit të kalit. Trupi i lahutës punohet nga një copë e vetme druri (panje, arre, etj). Harku i lahutës bëhet zakonisht nga druri i thanës, qimet lyhen me rrëshirë pishe.

Fyelli është vegël muzikore që punohet nga druri i bushit, shtogut, panjës,  arrës, por edhe nga gypa metalik, sidomos prej tunxhi e bronzi.

Një prej instrumenteve më të popullarizuara, çiftelia, është instrument muzikor me dy tela dhe përbëhet nga tri pjesë kryesore,: kupa, kapaku dhe bishti. Madhësitë dhe trajtat ndryshojnë sipas krahinave.

Këto pulla postare janë emetuar në kuadër të tematikës  “ Europa 2014 - Instrumente e  vjetra nacionale”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)