Inspektorët e punës në ANP
Prishtinë, 8 mars - Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, ka bërë të ditur se inspektorët e punës kanë qenë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) dhe e kanë marrë një raport për problemin që ka lindur nga mosvazhdimi i kontratave të punës për dhjetëra të punësuar.
Kemi qenë të informuar nga sindikatat për mosvazhdim të kontratave për dhjetëra të punësuar. Inspektorët tanë e kanë të premten, e kanë vizituar ANP-në dhe gjatë javës së ardhshme do ta analizojmë raportin, ka thënë ai për Epokën e re.