23 Dhjetor 2024

Inspektohet gjendja e rrugëve në qytetin e Mitrovicës

Mitrovicë, 6 shkurt - Situata e përgjithshme në rrugët e qytetit të Mitrovicës, pas reshjeve të borës, është përmirësuar dukshëm.

Shumica e rrugëve janë të kalueshme, ndërkohë që ka intervenime të pandërprera të kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve në zonën e Shalës së Bajgores, për shkak të telasheve që paraqiten si pasojë e erërave të forta që mbretërojnë atje herë pas here.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka inspektuar mbrëmë gjatë gjithë natës, pastrimin e borës nga rrugët, i cili sot ka dalë prapë në teren për të parë nga afër gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të fundit të borës në qytetin e Mitrovicës.

“Ndonëse në qytet të gjitha rrugët janë të pastruara, në viset rurale ende kemi borë, kështu që këto ditë kemi pas intervenime më të shpeshta, sidomos në rajonin e Shalës së Bajgores, si pasojë e fërfëllizës që mbretëron atje, por falë punës së kompanive të kontraktuara, shumica e rrugëve janë të kalueshme”, tha ndër të tjerash drejtori Muja.

Po ashtu drejtori Muja ka kërkuar nga kompanitë e kontraktuara që të jenë sa më aktive dhe të gatshme që t’u dilet në ndihmë qytetarëve, sidomos në ato zona ku gjendja është më e vështirë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)