India po ndërton urën më të lartë hekurudhore në botë
New Delhi, 19 qershor - Deri në vitin 2015 në shtetin verior indian Jammu dhe Kashmir do të përfundojë ndërtimi i urës hekurudhore më të lartë në botë.
Ajo do të ndërtohet mbi lumin Chenab në një lartësi prej 359 metra, shkruan gazeta The Times of India.
Për ndërtimin e urës me gjatësi prej 1.3 km do të nevojiten 25 mijë tonë metrikë çelik.Kostoja e ndërtimit do të tejkalojë shumën 5.1 miliardë rupi Indian apo 100.000.000 $.