28 Dhjetor 2024

India do të blejë 36 aeroplanë luftarakë francezë

Paris, 11 prill - India do të blejë 36 aeroplanë luftarakë \"Rafale\" nga Franca, njoftoi kryeministri indian Narendra Modi të premten, në ditën e tij të parë të vizitës në Francë.

\"I kam kërkuar presidentit (Francois Hollande) ta furnizojë me 36 aeroplanë luftarakë \'Rafale\' Indinë,\" tha Modi gjatë një konference të përbashkët për shtyp, duke shtuar se pikat e marrëveshjes nuk janë konkretizuar ende.

Kryeministri indian u shpreh se zyrtarët e të dy vendeve do t\'i diskutojnë këto çështje në më shumë detaje dhe do të vazhdojnë negociatat.

Presidentit francez Francois Hollande bëri të ditur se ministri i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian do të udhëtojë së shpejti për në Indi për të përmbyllur marrëveshjen.

Kontrata pritet të ketë një vlerë 4 miliardë euro.

Në vitin 2012 kompania franceze \"Dassault Aviation\" hyri në negociata ekskluzive me Indinë për furnizimin me 126 avionë luftarakë, një marrëveshje me vlerë 12 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)