20 Prill 2024

India blen 29 avionë gjuajtës MiG nga Rusia

New Delhi, 13 mars -India nënshkroi sot me Rusinë një marrëveshje për blerjen e 29 avionëve gjuajtës rusë MiG. Lajmi bëhet i ditur nga kompania e prodhimit të avionëve, e cila e vlerëson transaksionin në rreth 1,5 miliardë dollarë.
    
Mikhail Pogosyan, drejtor i përgjithshëm i kompanive ruse të avionit RAC-MiG dhe Soukhoi deklaroi se sipas kontratës, livrimet do të fillojnë në vitin 2012\".
    
Rusia mban marrëdhënie të ngushta me Nju Delhin që prej viteve 1950 dhe e furnizon vendin me 70 për qind të pajisjeve ushtarake. Por, që prej disa vitesh, India u është drejtuar edhe vendeve të tjera për të marrë furnizime në armatime, veçanërisht Izraelit dhe Shtetet e Bashkuara.

Rusia do ndërtojë 16 reaktorë bërthamorë në Indi

Gjatë vizitës së kryeministrit rus, Vladimir Putin në Indi, Rusia nënshkroi disa kontrata biznesi, dhe për ndërtimin e reaktorëve bërthamorë.

Zv/kryeministri Sergei Ivanov, tha se marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e energjisë bërthamore mund të çojë në ndërtimin e deri 16 reaktorëve në Indi.

Ndërsa kreu i agjencisë bërthamore ruse, Sergei Kirienko, tha se gjashtë reaktorët e parë do të ndërtohen deri në vitin 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)