Incident në Postën e Kosovës
Prishtinë, 6 gusht - Sot paradite në objektin e administratës qendrore të Postës së Kosovës, ka ndodh një incident i vogël i fjalosjes dhe kacafytjes në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes.
Për këtë rast janë duke u marr organet e rendit, ndërsa dy drejtorët janë duke u intervistuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
Menaxhmenti i ndërmarrjes, do të ndërmerr masat disiplinore gjatë ditëve në vijim, sipas rregulloreve të brendshme të ndërmarrjes dhe ligjeve në fuqi.